Short i vështirë për Barcelonën

Barcelona do të luajë kundër Valencias në gjysmëfinalen e Copa del Rey.

Sport

29/01/2016 12:50

Barcelona – Valencia, dhe Sevilla – Celta Vigo, këta janë çiftet e gjysmëfinales në Copa del Rey.

Gjiganti katalan do të luajë kundër skuadrës së trajnerit Gary Neville.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në Camp Nou, kurse ajo e kthimit në Mestalla.

Për kualifikim në gjysmëfinale, Barcelona ka eliminuar Athletic Bilbaos, Cleta Vigo triumfoi ndaj Atletico Madridit, Sevilla kundër Mirandes dhe Valencia përball Las Palmas, përcjell “Lajmi.net”.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 3 dhe 4 shkurt.

Kurse, ato të kthimit që do t’i përcaktojnë finalistët, janë caktuar më datat 10 dhe 11 shkurt.