Short i keq për Kosovën

Fati ishte i pamëshirshëm për hendbollistët kosovar, sepse pas tërheqjes se shortit Kosova u rendit ne grupin e 1-rë ne te cilin janë edhe Gjermania, Rusia dhe Lituania.

Sport

14/11/2015 15:46

Sot ne Bukuresht te Rumanisë ku po zhvillohet Kongresi i 12 i jashtëzakonshëm i Federatës Evropiane te Hendbollit, ne te cilin FHK-ne po e përfaqëson sekretari i përgjithshëm Izet Gjinovci, u be tërheqja e shortit dhe formimi i grupeve për Kampionatin Evropian 2016 ne grup moshën U20 ne konkurrencën e meshkujve.

Fati ishte i pamëshirshëm për hendbollistët kosovar, sepse pas tërheqjes se shortit Kosova u rendit ne grupin e 1-rë ne te cilin janë edhe Gjermania, Rusia dhe Lituania.

Sipas shortit nikoqir i turneut i cili zhvillohet ne muajin prill 2016 do te jete Gjermania, dhe kjo ne një mënyre paksa zbuti tensionet, duke e ditur se shteti rus ende se ka njohur Republikën e Kosovës.