Shoqja e ngushtë e Ritës bën tatunë e njëjtë si ajo (Foto)

Tatuazhin e Ritës, vajzën balerinë që e ka në krah, e ka bërë edhe shoqja e saj e fëmijërisë.

ShowBiz

26/07/2015 16:31

Anda është shoqja e fëmijërisë e Rita Orës e edhe tani që fama e Ritës po arrin majat, ato ende janë të pandashme, transmeton Lajmi.net.

Dje Anda ka festuar ditëlindjen e 25-të dhe sigurisht, ka festuar me Ritën dhe shoqërinë e saj dhe përveç festimeve ajo ka zgjedhur këtë ditë për të përjetësuar miqësinë me Ritën.

Ajo ka postuar në Instagram fotografinë e tatusë së njëjtë si të Ritës, duke shpjeguar se të dyjat kanë thënë se do të bëhen balerina kur të jenë në moshën 102 vjeçare./Lajmi.net