Shoqërohen në polici babai dhe vëllai i 13 vjeçares së vrarë në Tiranë

23:38 | 11 Tetor 2018

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Dyshohet se është vrarë me armë zjarri një vajzë e mitur, ndërsa thuhet se plagën e ka marrë në bark.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Niko Avrami pranë Bregut të Lumit në Tiranë. Ndërkohë mësohet se efektivët kanë hasur vështirësi në marrjen në pyetje të prindërve të vajzës, pasi ata janë shurdh-memec, shkruan “Panorama”.

Babai i vajzës është shtetasi Xhevat Brahja, ndërsa viktima, Kasandra, ndërkohë janë shoqëruar në polici, nëna, vëllai dhe nusja e këtij të fundit për të dëshmuar.

Nga ana tjetër, edhe mjekët e Spitalit Ushtarak e konfirmojnë që vajza ka shkuar me plagë në bark, por ende nuk e përcaktojnë nëse është plagë e shkaktuar nga armë zjarri apo nga mjete prerëse. /Lajmi.net/