Shoqata e transportit ajror ul parashikimin e kërkesës për udhëtimet ajrore

Kërkesa globale për udhëtime ajrore në gjysmën e dytë të vitit pritet të arrijë në vetëm 38 % të niveleve të para krizës së vitit 2019, paralajmëroi sot Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), raporton Dpa.

Bota

25/02/2021 08:25

Vlerësimi i ri bazohet në supozimin se kufizimet e udhëtimit do të hiqen gradualisht, pasi ekonomitë e pasura të kenë vaksinuar grupe me rrezik të lartë, duke krijuar disa kërkesa për sezonin e pikut të udhëtimeve në hemisferën veriore rreth mesit të vitit.

Sipas këtij skenari, linjat ajrore do të përballen me një humbje prej 75 miliardë dollarësh këtë vit.

IATA vlerëson se nëse kufizimet e udhëtimit zgjasin më shumë, kjo humbje do të jetë 95 miliardë dollarë.