Shoqata e Sindromit Down kërkon më shumë mbështetje

Shoqata e personave me Sindromin Down, për mes një deklaratë drejtuar udhëheqëseve të shtetit, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për gjendjen e rëndë dhe për mos përkrahje institucionale.

Lajme

21/03/2014 13:19

Shoqata e personave me  Sindromin Down, përmes një letre drejtuar Presidentes të Republikës së Kosovës,  Atifete Jahjaga, Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi dhe përfaqësuesve të partive politike, lëvizjeve dhe  iniciativave qytetare, kanë kërkuar plotësimin e katër kërkesave themelore.

Punësimi i së paku 100 asistenteve në shkollat fillore dhe  institucionet parashkollore për  nxënësit me Sindromin Down; sigurimi i teksteve shkollore për profilin e të mësuarit të nxënësve me Sindromin Down; inicimi i projekt ligjit për Njohjen e Statusit të Kujdestarit Ligjor, të fëmijëve me Sindromin Down; themelimi i skemës programore (fondit), për mbështetje financiare të shërbimeve të kujdesit ditor, zhvillimit të hershem dhe trajnimeve për punësim dhe jetesë të pavarur të personat me Sindromin Down, janë kërkesat e kësaj shoqate.

Në letrën e Shoqatës Sindromin Down, thuhet se autoritetet e thirrura me ligj, nuk janë duke ofruar shërbime adekuate në shëndetësi, mbrojtje sociale, arsim gjithëpërfshirës dhe punësim për personat me Sindromin Doën, ku si pasoj, fëmijët dhe prindërit e tyre nuk  gëzojnë të drejtat e tyre në përputhje me të drejtat e garantuara garancionet që dalin nga Kushtetuta e Republikës dhe ligjet në fuqi.

“Shoqata e personave me  Sindromin Doën (Doën Syndrome Kosova)  që numërojmë mbi 719 persona, në këtë muaj të ndërgjegjësimit për personat me Sindromin Doën dhe në Ditën Botërore të Personave me Sindromin Doën, më 21 mars shprehim pakënaqësinë tonë për gjendjen e rënd sociale dhe ekonomike dhe mungesën e shërbimeve për fëmijët me Sindromin Doën”.

“Duke matur gjendjen aktuale të komunitetit, fëmijëve me sindromin Doën, janë një nga kategoritë më të margjinalizuar të shoqërisë sonë,  dhe ne  prindërit jemi të detyruar të paguajmë asistent në nivelin e rregullt shkollor në mënyrë që fëmijët të arrin potencialet e zhvillimit në një ambient gjithëpërfshirës. Pa asnjë mbështetje”.