Shokuese, ushtarë të zhveshur dhe të lidhur pas dështimit të grusht shtetit (Foto)

Një fotografi që është shpërndarë në internet tregon dhjetëra ushtarë turq lakuriq të shtrirë në dysheme pas dorëzimit gjatë grusht shtetit të dështuar ushtarak.

Bota

17/07/2016 19:16

Personeli i ushtrisë shihen se janë zhveshur nga uniforma e tyre dhe janë të shtrirë në dyshemenë e një salle të basketbollit në Turqinë lindore. Ata poshtu shihen të prangosur dhe shumica prej tyre më parë ishin cilësuar si zyrtarë besnikë të qeverisë së Erdoganit. transmeton lajmi.net.

Grupi i ushtarëve janë pjesë e më shumë se 6,000 të arrestuarve si pasojë e kryengritjes së dështuar që vrau të paktën 290 dhe mbeten të plagosur më shumë se 1.500 të tjerë.

Nga ana tjetër, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka premtuar se do të pastrojë të gjitha institucionet shtetërore nga mbështetësit e kleriku islamik. /lajmi.net/