SHOKUESE: Konkurrentes i bie të fikët gjatë garës së peshëngritjes (Video)

Konkurrentja 20 vjeçare nga Venezuela, Genesis Rodriguez Gomez, është shembur në dysheme, derisa po përpiqej të tërhiqte peshat prej 106 kilogramë.

Sport

13/07/2015 14:08

Për fatin e saj të mirë, ajo shpëtoi lehtë, pasi peshat nuk i ranë në trup, transmeton lajmi.net.

20-vjeçarja konkurroi në garën e femrave deri në 53kg, në Oshawa, Ontario.

aa

Rodriguez më vonë përfundoi përpjekjen e saj të dytë në të njëjtën peshë, si dhe të tretën duke ngritur 109kg.

Ajo arriti të fitoj medalje argjendi. /lajmi.net

YouTube player