Shokon Johnny Depp: Do ta mbys pastaj do bëj seks me të

Në rrjete sociale janë zbuluar mesazhet e aktori ‘Hollywood’-ian.

ShowBiz

28/02/2020 15:06

Drama mes Johnny Depp dhe ish gruas Amber Heard nuk ndalet. Depp e ka akuzuar Amber-in për prishje të imazhit dhe nderit dhe nga ajo kërkon dëmshpërblim prej 50 milionë dollarë, për shkak të një artikulli që ajo e ka shkruar për gazetën ‘Washington Post’ në vitin 2018, duke e akuzuar aktorin për abuzim gjatë martesës.

Por tani janë zbardhur mesazhet e gazetares Emily Smith, të cilat vërtetë kanë shokuar opinionin. Mesazhet të cilat Depp ia ka dërguar mikut të tij, aktorit Paul Bettany, janë lexuar në seancën dëgjimore në gjykatë.

“Të shkojmë ta djegim Amberin. Të shkojmë ta mbysim në ujë para se ta djegim. Më pas do të bëj seks me të për t’u siguruar se ka vdekur”, shkruan në mesazhin të cilin Depp e ka dërguar qysh në vitin 2013.

Janë lexuar edhe një varg mesazhesh tjera nga maji i vitit 2014, në të cilat shkruan se Depp e ka goditur Amberin dhe e ka gjuajtur me një çizme para se të alivanosej për shkak të drogës që kishte marrë. Depo duhet t’i dëshmojë gjykatës se nuk ka pirë dhe nuk i ka abuzuar ish të dashurat. “Kam pirë gjysmë shishe uiski, mijëra Redbull dhe vodkë, pilula dhe dy shishe shampanjë në avion”, i ka shkruar ai Bettany-it. Mirëpo, avokatët e aktorit thonë se Amber i ka shpikur të gjitha këto.