Shokon ish-­ministri italian: Kur do e vrisni Merkelin? (Video)

Një video në të cilën shfaqet ish-ministri italian Renato Brunetta, është duke bërë xhiron e botës.

Bota

17/07/2015 12:37

Brunetta flet me mikrofon hapur me europarlamentaren Elisabetta Gardini, gjatë një takimi të Forza Italia. Gjatë bisedës së tyre, Brunetta shprehet se “Merkel duhet vrarë”.

Ja dialogu mes tyre:

Brunetta: Kur do e vrisni Merkelin? Ai qesh para kamerave, por Gardini e merr seriozisht.

Gardini: Nuk duam ta vrasim Merkelin.

Brunetta: Unë po.

Gardini: Do ta vrasësh vërtetë? Brunetta tund kokën në shenjë pohimi. Por, Gardini më shumë se me Merkelin, inatin e ka me ministrin e Financave të Gjermanisë, Schaeuble, transmetojnë mediat në Shqipëri.

YouTube player