Shokohet Portugalia
E përditshmja sportive luzitane “A Bola” del në faqen e saj online me titullin “E pabesueshme” duke sulmuar Benton dhe përfaqësuesen portugeze. Nuk kanë lënë pa shkruar as mediat tjera.

Sport
Fitorja e Shqipërisë bën jehonë dhe në mediat ndërkombëtare, të cilat evidentojnë suksesin e kuqezinjve ndërsa kritikojnë paraqitjen e portugezëve.
E përditshmja sportive luzitane “A Bola” del në faqen e saj online me titullin “E pabesueshme” duke sulmuar Benton dhe lojtarët e përfaqësueses, të cilët morën një rezultat të papritur, transmeton SuperSport.
Ndërkohë që spanjollja “As” e quan si një humbje të turpshme disfatën në shtëpi të Portugalisë, duke theksuar se i mungonte ylli Cristiano Ronaldo.
Dhe në Itali nuk harrojnë të venë theksin mbi suksesin e Shqipërisë duke shkruajtur se De Biasi dhe Shqipëria ishin Super ndaj një kundërshtari më cilësorë dhe me më shumë emër në futbollin e madh Botëror.
Edhe portali Goal.com ka shkruar “Portugalia pëson disfatë shokuese”, duke vënë në theks fitoren e Shqipërisë si “një nga më të mëdhatë në histori”.