Shokohet Arsenali, Vardy i thotë “po” klubit tjetër anglez

Arsenalit i del një befasi e keqe drejt rrugës për transferimin e Jamie Vardyt.

Sport

04/06/2016 17:33

Kjo pasi që në garë për të marrë yllin e Leicester Cityt është futur fuqishëm Liverpooli.

Thuhet që Vardy po ashtu pëlqen kalimin në “Anfield Road”, për shkak të simpatisë që e ka për trajnerin Jurgen Klopp, përcjellë “Lajmi.net”.

Pikërisht dëshira e Vardyt mund të bëjë diferencën sipas mediave britanike, që janë të bindura se “The Reds” janë duke e përpiluar ofertën përfundimtare për top-transferimin e verës.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.