“Shokët” nga Tirana kërkojnë dorëheqjen e Dërgutit nga nënkryetarja e Kuvendit

Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje nga Tirana kanë kërkuar nga udhëheqja e Vetëvendosjes të shkarkojnë Aida Dërgutin nga pozita e Nënkryetares së Parlamentit. Ata po ashtu kanë kërkuar të merren masa ndaj Visar Ymerit për arsyen se nuk kishte reaguar me kohë kundër ofendimit që i ishte bërë Kurtit.