Shokët e tij kanë milionat, kurse ish-ushtari i UÇK-së mbledh kanoçe e jeton në kontejner

Ky është Veli Morina nga fshati Rigjevë i komunës së Klinës.

Lajme

31/12/2019 14:15

Për 2 euro, veterani i UÇK-së, çdo ditë nga ora 6 e mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes, del me biçikletë e tij në autostradë për të mbledhur kanoçe.

Ani pse ditë të ftohta dimri, veterani i UÇK-së tërë ditën mbledh kanoçe alumin për t’i mbuluar nevojat e përditshme familjare.

Veliu tash e 20 vjet jeton në kushte të vështira ekonomike. Ai me gruaja dhe tre fëmijë e kanë të pamundur t’i durojnë temperaturat e ditëve të acarta të dimrit në kontejner.

Me xhaketën që e mbartur të veshur gjatë luftës Veliu tregoi për lajmi.net, ferrin që po jeton në ditët e lirisë, të cilat nuk kishte menduar asnjëherë se do i përjetonte.

Për t’i dalë në ndihmë Veliut ishin lajmëruar disa donatorë, por që shtëpinë e nisur e kishin lënë në gjysmë, arsyetimi i tyre ka qenë se kanë përfunduar fondet.

Veliu bën thirrje për gjithë njerëzit e vullnetit të mirë ta ndihmojnë ta përfundojë shtëpinë dhe t’i jetojë dy ditë të mira për të cilat ka sakrifikuar shumë.

Për më shumë shikoni storien e realizuar nga Flutura Toplana. /Lajmi.net/

YouTube player