Shoferi humb veturën e funeralit me kufomën brenda

Një shofer i një agjencie funerali ndaloi në një vend për të ngrënë e për të pirë, kur i humbi vetura e varrimit së bashku me kufomën brenda saj.

Fun

11/05/2016 16:52

Sipas medieve ndërkombëtare, shoferi ishte dërguar në Itali për të marrë kufomën e një gruaje. Ai do ta dërgonte në vendlindjen e saj, Poloni.

Shoferi ndaloi në Mynih për të ngrënë, pasi ishte lodhur nga udhëtimi i gjatë. E në momentin që u kthye për te vetura, ai nuk e gjeti aty.

Sipas policisë, drejtuesi i veturës së funeralit ka thënë se e kishte parkuar “Mercedesin” pranë stacionit të hekurudhës, por nuk e mbante mend mirë se ku.

“The Times” shkruan se policët mendojnë se pija me të cilën kishte shoqëruar drekën e kishte trullosur dhe ka ndikuar në humbjen e kujtesës.

Ndërkohë, pas më shumë se 24 orësh, vetura e funeralit u gjet dhe nuk ishte aspak “pranë stacionit të hekurudhës”. Brenda saj ishte edhe kufoma, kështu që shoferi e vazhdoi udhëtimin e tij për në Varshavë.