Shoferët më të “këqij” të Zvicrës janë në kantonin, Ticino

Sipas statistikave të reja nga Byroja e Parandalimit të Aksidenteve (BPA), rreziku për të pasur aksident të rëndë ose për t’u vrarë në një aksident rrugor është më i lartë në Ticino se kudo tjetër në vend.

Bota

09/12/2021 15:28

Megjithatë, “krahasuar me vitin 2010, numri i njerëzve të plagosur rëndë ose të vdekur në Ticino për 100,000 banorë ka rënë më së shumti, duke arritur një mesatare prej 51 sot kundrejt 99 në 2010”, tha BPA.

“Në Zvicrën frëngjishtfolëse kjo shifër rritet në 49 dhe në Zvicrën gjermanishtfolëse në 45”.

Statistikat në lidhje me Ticino janë të njëjta si në një studim të mëparshëm, të kryer më herët më 2021 nga AXA sigurimet. Ai zbuloi se shoferët në kantonin italishtfolës pësuan numrin më të madh të aksidenteve automobilistike midis 2016 dhe 2020 – më shumë se 20 për qind mbi mesataren zvicerane.