Shoferët e trenave në grevë: Rrezikohen emigrantët

Shoferët e trenave në hekurudhën e Maqedonisë ndodhen në grevë urie, pasi sipas tyre qeveria nuk i ka paguar prej në korrik. Atyre mes tjerash nuk u janë paguar edhe sigurimet dhe shpenzimet materiale që shkojnë në punë.

Lajme

10/09/2015 13:07

Deri tani nuk është lëshuar për udhëtim asnjë tren, përveç tre trenave për refugjatët. Në vijim, mbase edhe ata do bojkotohen, që mund të sjellte një keqmenaxhim të situatës.

“Nuk do kryejmë punët që na takojnë, derisa nuk marrim rrogat e korrikut, gushtit dhe pa zbatimin e obligimeve tjera që ka shteti kundrejt nesh,” tha mes tjerash kryetari i hekurudhave në Maqedoni, Dushko Çakarovski, raporton lajm.mk

Çdo ditë në Maqedoni kalojnë rreth 2000 refugjatë, ndërsa ditëve të fundit ky trend ka mbëritur deri në 6000 të tillë./BS