Shoferë instruktorë nuk mund të jetë një 23 vjeçar

Komisioni për Zhvillim Ekonomik ka shqyrtuar sot amendamentet e projektligjit për patentë shofer. Gjitha këto shqyrtime janë bërë nga vetëm tre anëtar dhe kryesuesi i komisionit pa pasur kuorum. Gjatë shqyrtimit ata kanë evidentuar disa vërejtje të amendamentit, shumica ishin vërejtje gjuhësore.

Lajme

02/02/2016 18:38

 

Kryetari i komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa tha se tash mbetet që ndryshimet e amendamenteve t’iu dërgohen anëtarëve të komisionit dhe pastaj projektligji për patentë shofer të votohen në tërësi.

Raif Qelaj, anëtari komisionit për Zhvillim Ekonomik, ka paraqitur shqetësimet e tij se në shumicën e projektligjeve që vijën nga ministri të ndryshme ka shumë paqartësi në formulimin gjuhësorë.

“Përgatitja e tij si ligj ka qenë goxha problematike. Nuk iu janë përmbajtur me rreptësi udhëzimit administrative se si të formohet projektligji. Shpesh ligjet janë aq shumë të ngarkuara saqë nenet janë me paragrafë të tjera sa që e kanë të pamundur që ta mbajnë e fillimin dhe mos të humb rrjedha e mendimit. Si pasojë e kësaj ka edhe problem me sintaksën të cilat shpesh herë nuk ka qartësi në formulimin e mendimit. Si pasoj e kësaj janë 116 amendamentet pjesa dërmuese janë teknike”, tha Qelaj.

Sipas Qelaj, ndryshimet që janë bërë, janë që shoferët instruktorë iu është shtyrë mosha nga 23 vjeç sa ka qenë në 25 vjeç.

“Prej moshës 23 vjeç është bërë moshë 25 vjeç për shofer instruktorë. Kushtet për licencimin e shoferit instruktorë që mund të licencohet personi i cili duhet të jetë së paku 25 vjeç, e kjo 23 vjeç se i ri shumë”, tha Qelaj.

Ajo çka u diskutua për t’u përmirësuar në projektligj ishte kualifikimi shkollorë i instruktorit. Anëtari i komisionit nga LDK, Blerim Grainca ngriti disa dilema.

“Nëse i kërkojmë me pas bachelor ose drejtim të komunikacionit, a kemi ligjërues po tek instruktorët, a kemi aq kuadro “, tha Grainca.

Kryetari i komisionit Muhamet Mustafa tha se instruktori do të duhej të ketë më shumë aftësi të vozitjes se sa aftësi të shkollimit.

“Me pas aftësi të vozitjes se sa me pas diplomë”, tha Mustafa.

Ndërsa, Sala Berisha, anëtare e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, kërkoi të di se sa është numri i instruktorëve të licencuar nga Ministria e Infrastrukturës.

“Unë pajtohem që këtu duhet me ardhur në shkathtësitë të vozitjes. Mirëpo unë kisha pasur dëshirë me ditë nga ministria se sa shoferë instruktorë i kanë momentalisht të licencuar me shkollë të mesme. Ma merr mendja se nuk ka shumë shoferë të licencuar me shkollë të mesme edhe a ka pasur interesim të njerëzve me u licencuar për shofer instruktor që ka fakultet. Nëse po, nëse me i lënë ata kamariera po duke qenë më shkuar në drejtimin adekuat”, tha Berisha .

Hebib Hasani, nga Ministria e Infrastrukturës tha se në asnjë shtet nuk aplikohet që instruktorët të jetë të shkolluar.

“Pikë së pari asnjë shtete i rajonit nuk e kërkon me pas shkollën e larët ose fakultetin për atë. Të gjitha shtetet e rajonit duke filluar nga Sllovenia krejt kanë shkollën e mesme”, tha Hasani.

Për këtë amendament u vendos që ata instruktorë të cilët kanë licencë e kanë të drejtën të përdorin deri në pensionim të tyre. Ndërsa, për ata të cilët aplikojnë për herë të parë për licencë për instruktorë duhet të jenë të shkolluar.

Po ashtu, komisioni ka shtyrë për mbledhjen e ardhshme shqyrtimin e raportit me amendamente të Projektligjit nr. 05/L-062 për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare dhe shqyrtimin e planit të punës së Komisionit për vitin 2016./kp