Shmangu dy mbrojtës kundërshtarë dhe dërgoi topin në rrjetë, Dakut i anulohet goli në Rusi
Rubin Kazani është mposhtur me penallti nga Rostovi ditën e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Rusisë. Skuadra e Rostovit ka gjetur e para rrugën e rrjetës. Ignatovi zhbllokoi shifrat në minutën e 27, ndërsa në të 49-n Apshatsevi ktheu sërish baraspeshën. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Mirlind Daku, i cili pasi…

Sport
Rubin Kazani është mposhtur me penallti nga Rostovi ditën e djeshme, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Rusisë.
Skuadra e Rostovit ka gjetur e para rrugën e rrjetës. Ignatovi zhbllokoi shifrat në minutën e 27, ndërsa në të 49-n Apshatsevi ktheu sërish baraspeshën.
Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Mirlind Daku, i cili pasi shmangu dy mbrojtës në zonën kundërshtare, e dërgoi topin pas shpinës së portierit. Por anësori i anulloi festën.
Arbitri sinjalizoi për pozicion jashtë loje, duke i hequr kështu Dakut golin që do i sillte edhe fitoren skuadrës së tij./Lajmi.net/