Shkyçje emergjente në Prishtinë, mbesin pa rrymë FSK-ja, EULEX-i, KFOR-i…

KEDS-i njofton se sot, më 13.09.2017, me kërkesë të KOSTT-it do të ketë shkyçje emergjente  në daljet 10 kV  në NS 110/35/10kV Prishtina 1 nga ora 14:30 deri në ora 15:00.

Lajme

13/09/2017 14:44

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Preoci, Llapnasella, Lagjja Marigona, Spitali i Zemrës EDA, Medicine Hospital, HIB Petroll, Hotel Emerald, EBC Cosmetic, Auto Mekanika, Fabrika Amortizatorët, KFOR-I Hungarez, Spitali Medikus, Tregu me Shumicë, Betonjerka, Lagjja Kalabria (një pjesë), Ministria e FSK-së, Narteli, Banesat e Exclusive, Banesat Konaku, Lagjja Kalabria, Eulex, Aragoniti, Fakulteti i Bujqësisë, Elkos, Hiberna FM, Karabinierët italianë, Gazeta Kosova Sot, UNMIK-u,  Ylli Bec, PTK-ja, Agani, Emajliku, Universiteti AAB, Agron Gashi “Fabrika e Xhamit, Shtypshkronja Dinor, Buçaj, Rekalit, Komuna objektet e reja, Dogana, Kazerma Adem Jashari, Prroni i Njelmët, Mekanika, kontigjenti Portugez i KFOR-it, MAP-AKI dhe Ambasada Amerikane.

Arsyeja e ndërprerjes: Punime nga KOSTT-i. /Lajmi.net/