Shkurti ‘i mbarë’ i eksporteve të Shqipërisë në Kosovë

Muaji shkurt i këtij viti ka qenë një muaj ku Shqipëria ka njohur një rritje të konsiderueshme të eksporteve drejt Kosovës.

Lajme

25/03/2019 08:57

Referuar të dhënave të tregtisë së Jashtme të publikuara nga INSTAT, rezulton se muajin shkurt 2019 Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë 1 miliardë e 961 milion lekë. Krahasuar me shkurtin e vitit 2018, rritja e së njëjtës periudhë të këtij viti është me 744 milionë lekë më shumë.

Nëse analizojmë grupmallrat, rezulton se ndikimin më të madh në këtë rritje të eksporteve e kanë pasur grupet “ushqime, pije dhe duhan”, “minerale, lëndë djegëse e energji elektrike” dhe “produkte kimike e plastike”. /Scan