Shkurte Gashi ia bëri këtë urim Florit me rastin e ditëlindjes

Flori Mumajesi sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

23/08/2019 18:05

Flori Mumajesi me këtë datë feston ditëlindjen, kantautori mbushi plot 37 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, ai ka pranuar urime nga miqtë, kolegët dhe fansat e tij, të cilët janë të shumtë.

Një urim të bukur, atij ia bëri këngëtarja Shkurte Gashi, e cila njihet për miqësi shumë të mirë me Florin.

“Urime ditëlindjen”, ka shkruar këngëtarja sipër fotografisë ku shihet pranë Florit.

Për ndryshe, dyshja janë emra shumë të njohur të skenës muzikore shqiptare dhe të dy i kemi parë edhe në bashkëpunime. /Lajmi.net/