Shkurte Fejza njofton adhuruesit e këngës së saj: Për nder të 50 vjetorit të karrierës do të organizojë 2 koncerte madhështore

Këngëtarja Shkurte Fejza njofton mbështetësit e muzikës së saj, që do të mbajë dy koncerte, njërën në Kosovë dhe tjetrin në Shqipëri për nder të 50 vjetorit të saj në skenë. Më anë të një statusi në Facebook, ajo ka thënë që më datën 8 Qershor do ta mbajë koncertin në Pallatin e Sporteve në…

ShowBiz

24/04/2024 22:28

Këngëtarja Shkurte Fejza njofton mbështetësit e muzikës së saj, që do të mbajë dy koncerte, njërën në Kosovë dhe tjetrin në Shqipëri për nder të 50 vjetorit të saj në skenë.

Më anë të një statusi në Facebook, ajo ka thënë që më datën 8 Qershor do ta mbajë koncertin në Pallatin e Sporteve në Prishtinë ndërsa më 29 Qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, shkruan lajmi.net.

“Këtë rrugëtim 50 vjeçar e kemi bërë bashkë dhe tani le ta festojmë së bashku me 8 Qershor në Pallatin e Sporteve në Prishtinë dhe me 20 Qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në koncertin festiv: Shkurte Fejza – 50 vjet zëri i kombit”, ka shkruar Shkurta.

Ajo gjithashtu ka falënderuar bashkëpunëtoret e saj, miqtë, familjen si dhe adhuruesit e këngës së saj.

“Me zemër plot mirënjohje, dua të falënderoj secilin prej jush – bashkëpunëtorët e mi të çmuar, miqtë, familjen, dhe veçanërisht ju, adhuruesit e këngës sime, për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhuruar gjatë këtyre 50 viteve karrierë. Si artiste, misioni im ka qenë gjithmonë të bashkoj zemrat e bashkatdhetarëve të mi përmes muzikës, duke promovuar vlerat kombëtare dhe rrëfimin e vuajtjeve dhe sfidave të popullit tonë në rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë. Jam munduar qe muzika ime te jete zëri i shpresës, guximit dhe përkushtimit të pathyeshëm të njerëzve tanë në kërkim të një të ardhme më të mirë. Çdo fjalë që kam kënduar reflekton luftën, dashurinë dhe ëndrrat e popullit tim. Faleminderit që më keni dhënë fuqinë dhe inspirimin për të vazhduar këtë rrugëtim. Bashkë kemi ndarë lot e gëzime”, ka shkruar këngëtarja./Lajmi.net/