Shkupi e Prishtina, bashkëpunim në sferën e gjyqësisë

Kosova dhe Maqedonia janë duke i shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit sferën e drejtësisë, përkatësisht në fushën e ekstradimit dhe transfereve.

Lajme

31/07/2014 15:35

Për këtë u zotuan Ministri i Drjetësisë së Maqedonisë, Adnan Jashari dhe ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysaj, gjatë një takimi që patën në Shkup.

Në takim ministri Jashari e njoftoi ambasadorin  Hysa me aktivitetet që po i realizon Ministria e Drejtësisë gjatë kësaj periudhe, raporton lajmpress.com.

“Në këtë kontekst, Jashari theksoi se në ministri punohet në proceset reformuese që po ndërmerren  në kahe të sigurimit të sistemit më efikas dhe të pavarur gjyqësor, duke cekur se është në disponim të shkëmbejë  përvojën e Maqedonisë me Kosovën, sa i përket  sferës së  sistemit gjyqësor”, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Gjatë takimit u bisedua edhe për bashkëpunimin e deritanishëm dhe të ardhshëm me Republikën e Kosovës, në fushën e ekstradimit, transfereve si dhe në fushën e bashkëpunimit në materien juridiko penale. Gjithashtu  ministri Jashari e informoi ambasadorin Hysa për iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë që ka të bëjë me lidhjen e Marrëveshjes së re juridike ndërkombëtare në fushën civile dhe tregtare. (Lajmpress.com)