Shkup, vritet një 18 vjeçar, gjendje e tensionuar
Sot në orët e pasdites në lagjen Gjorçe Petrov ka ndodhur një aksident, me ç’rast ka mbetur i vrarë 18 vjeçari Angel P.

Lajme
Sipas informatave të para ai është therë me thikë nga Naser E. i cili më pas është dorëzuar në polici dhe ka pranuar vrasjen e 18 vjeçarit. Mësohet se shkak për aksidentin ka qenë një biçikletë e vjedhur.
Edhe policia ka konfirmuar rastin duke u shprehur se akoma janë në vendngjarje dhe janë duke zhvilluar hetim. Nga MPB-ja shprehen se detajet mbi vrasjen e të riut do ti publikojnë gjatë ditës së nesërme. Ndërkohë banorët e lagjes Gjorçe Petrov, në shenjë revolte, kanë bllokuar rrugën, si dhe kërkojnëmbylljn e urës mbi lumin Vardar që lidh Shkupin me Sarajin, gjë që ka tensionuar edhe më tepër situatën në këtë lagje.
Gjithashtu mësohet se është sulmuar autobusi numër 11, megjithatë nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje ka arritur edhe kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrevski. Ai rreth rastit u informua drejtpërsëdrejti nga përfaqësuesit e MPB-së, derisa qytetarët e grumbulluar në vendngjarje kërkuan nga ai që të mbyllë urën që lidh lagjen e Gjorçe Petrovit me fshatrat e komunës së Sarajit, si Gërçeci, Lloka dhe Saraji.
( Alsat-M)