Shkumbin Ismaili në studio, po vjen kënga e re
Shkumbin Ismaili shumë shpejtë do ta publikojë këngën e tij më të re.
ShowBiz
Këngëtari Shkumbin Ismaili është rikthyer në studio për të punuar lidhur me projektin e ri muzikor i cili do të publikohet së shpejti, shkruan lajmi.net.
Kjo u bë e ditur nga vetë ai nëpërmjet publikimit të një Instastory pranë të cilit nuk ka dhënë shumë detaje.
“Së shpejti” shkruan mbi postimin e imazhit. Kujtojmë se Shkumbini është një emër shumë i dashur për publikun pasi ndër vite me këngët që i ka lansuar ua ka rrëmbyer zemrat publikut të cilët e kanë gjetur veten në tekstet e tij.
E fundit është “Kjo zemër nuk është gur” dhe mori pëlqimin e publikut. Në Youtube ky projekt ka marrë më shumë se 1 milion klikime./Lajmi.net/