“Shkumba paska marr drejtim tjetër – AAK në Deçan vazhdon me fituesin”, Haradinaj reagon për largimin e ish-deputetit të AAK-së

Daut Haradinaj ka reaguar pas largimit të Shkumbin Demaliaj nga AAK-ja dhe formimin e një subjekti të ri politik. Haradinaj ka thënë se shpreson që nuk do të zhgënjehet me largimin nga partia, teksa ka shtuar se AAK-ja në Deçan vazhdon me fituesin, Bashkim Ramosaj. “Me gjithë respektin për angazhimin e tij në luftë dhe…

Lajme

25/03/2025 17:25

Daut Haradinaj ka reaguar pas largimit të Shkumbin Demaliaj nga AAK-ja dhe formimin e një subjekti të ri politik.

Haradinaj ka thënë se shpreson që nuk do të zhgënjehet me largimin nga partia, teksa ka shtuar se AAK-ja në Deçan vazhdon me fituesin, Bashkim Ramosaj.

“Me gjithë respektin për angazhimin e tij në luftë dhe pas lufte në AAK, Shkumba paska marrë drejtim tjetër. Shpresoj se nuk do të zhgënjehet! AAK në Deçan vazhdon me fituesin e kaluar dhe të ardhshëm, Bashkim Ramosaj”, ka shkruar Daut Haradinaj në Facebook.

Ish-deputeti, i cili nuk ishte pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit, ka bërë të ditur se nesër do të hapen dyert e një subjekti të ri politik, të cilin e ka formuar vetë.

Nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në Facebook, Demaliaj tha se emri i partisë së re do të jetë Iniciativa Qytetare – Demokracia.

Sipas Demaliajt, kjo nismë u drejtohet specifikisht qytetarëve të Deçanit.

Demaliaj pritet të garojë për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale.