Shkrumbohet pallati 7 katësh në Romë, 1 i vdekur dhe 17 të plagosur

Një ndërtesë në proces rinovimi në zonën Colli Aniene të kryeqytetit italian, Romë, ka marrë flakë mesditën e kësaj të premte duke lë pas një viktimë dhe 17 të plagosur. Tre prej të lënduarve raportohet të jenë në gjendje të rëndë, ndërsa viktima është një 20-vjeçar. Dhjetë persona kanë kaluar asfiksi për shkak të tymit,…

Bota

02/06/2023 19:19

Një ndërtesë në proces rinovimi në zonën Colli Aniene të kryeqytetit italian, Romë, ka marrë flakë mesditën e kësaj të premte duke lë pas një viktimë dhe 17 të plagosur.

Tre prej të lënduarve raportohet të jenë në gjendje të rëndë, ndërsa viktima është një 20-vjeçar.

Dhjetë persona kanë kaluar asfiksi për shkak të tymit, ndërsa tridhjetë banorë të pallatit u shpëtuan nga rreth gjashtëdhjetë zjarrfikës që u angazhuan për të shuar flakët.

Dyshimet kryesose janë se zjarri nisi nga një makinë elektrike e parkuar poshtë ndërtesës, ndërsa ekipet zjarrëfikëse dhe policia romake ndodhen pranë vendit të ngjarjes për të hetuar mbi shkaqet e rënies së zjarrit.

Në videot e publikuara nga mediat italiane njerëzit dëgjohen duke bërtitur, teksa largohen me shpejtësi nga godina, raporton Express.

“Ik, dil që andej“, është thirrja kryesore por ka nga ata që ndodhen brenda ndërtesave të cilët u kërkojnë ndihmë zjarrfikësve: “Dua të dal nga shtëpia“.

Ndërtesa ndërkohë është shkatërruar plotësisht, me flakët që pasi përpinë katin e dytë u ndihmuan nga fletët plastike të shtrira midis skelave për të shkrumbuar të shtatë katet e godinës.