Shkruhet historia në NBA, ja çfarë është arritur nga ky sezon

Kanë përfunduar 82 xhirot e ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Sport

11/04/2019 20:46

Pas 82 xhirove të luajtura në kuadër të sezonit të rregullt, 16 skuadra kanë siguruar një vend në fazën ‘play off’.

Megjithatë, sezoni i vitit 2019 do të mbetet në histori, si një nga sezonet që pati ‘eksplodim’ në ofensiven e skuadrave.

Madje, ky edicion, mund të shënohet edhe si pika kthyese në NBA, për të shënuar epokën e re të kësaj lige.

Për herë të parë na historinë e këtij kampionati, secila skuadër ka regjistruar më shumë se 100 pikë për ndeshje, përcjell lajmi.net.

Lojtarët si James Harden, Giannis Antetokounmpo, Kevin Durant e LeBron James dhuruan spektaklin edhe këtë edicion. /Lajmi.net/