Shkroi historinë në Zagreb, Ademi tani zyrtarisht e vazhdon karrierën në Kinë
Arijan Ademi, futbollisti shqiptar që përfaqëson Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht është transferuar te klubi nga Kina, Beijing Guoan. 31-vjeçari shkroi historinë në futbollin kroat, sidomos te klubi i Dinamo Zagrebit – ku qëndroi më shumë se 10 vite, shkruan Lajmi.net Madje klubi për futbollistin shqiptar pati një dhuratë të çmuar, duke pensionuar…

Sport
Arijan Ademi, futbollisti shqiptar që përfaqëson Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht është transferuar te klubi nga Kina, Beijing Guoan.
31-vjeçari shkroi historinë në futbollin kroat, sidomos te klubi i Dinamo Zagrebit – ku qëndroi më shumë se 10 vite, shkruan Lajmi.net
Madje klubi për futbollistin shqiptar pati një dhuratë të çmuar, duke pensionuar përgjithmonë numrin 5 në fanellë.
Ademi gjatë këtij sezoni në Superligën e HNL-së zhvilloi 19 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri dy asiste.
Transferimi i tij në ekipin kinez kushtoi afro 1 milionë euro, kurse vlera e tij momentale në sajtin “Transfermarkt” është katër milionë euro./Lajmi.net/
#CSL2023 je parlais du recrutement XXL du Beijing Guoan. Le club vient d'annoncer les recrues 😱
Josef de souza
Arijan Ademi
Michael Ngadeu
Li Lei 1/2 pic.twitter.com/SA0bRt68el— Le Foot Chinois en VF 🇨🇳🇫🇷 (@csl_fr) March 30, 2023