Shkon për pushime në Dubai, ja si e pritën Ledrin në hotel

Ledri Vula është një nga reperët më të pëlqyer shqiptar.

ShowBiz

25/02/2019 14:58

Ai deri më tani ka mbledhur një numër të madh të fansave të cilët e ndjekin në çdo hap që bën, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, Ledri ka nisur pushimet në Dubai dhe siç shihet në hotelin ku është akomoduar i kanë bërë një pritje madhështore.

Ata i kanë vendosur jastëk me emrin e reperit, madje dhe ëmbëlsirat ja kanë zbukuruar me flamurin shqiptar.

Ledri po ashtu publikoi edhe listën e vendeve ku do të performojë koncertet e të cilit janë të mbushura çdoherë plot. /Lajmi.net/