Shkon në tre numri i të vdekur nga ‘sulmi terrorist’ në Holandë

Ka shkuar në tre numri i të vdekurve nga një sulm i mundshëm terrorist që ka ndodhur sot në qytetin holandez të Utrehtit.

Bota

18/03/2019 15:18

Tre persona dyshohet se kanë humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur, pas një sulmi, ku një burrë ka shtënë me armë në drejtim të disa personave të cilët ishin duke udhëtuar në një tramvaj, në qytetin holandez të Utrehtit, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Policia thotë se po kërkojnë një 37 vjeçar me origjinë turke, të identifikuar si Gokmen Tanis.

Shkollat ​​janë mbyllur dhe siguria është rritur ndërsa policia kundër terrorizmit  po punon për të gjetur personin e armatosur. /Lajmi.net/