Shkon në pesë numri i të vdekurve nga vullkani në Zelandën e Re

9:59 | 9 Dhjetor 2019

Ka shkuar në pesë numri i të vdekurve si pasojë e shpërthimit të vullkanit në Zelandën e Re.

Kështu ka bërë të ditur policia, ndërsa turistët janë parë duke shfrytëzuar Ishullin e Bardhë pak çaste para shpërthimit, njofton Klan Kosova.

Policia tha se 23 persona ishin shpëtuar, por paralajmëroi se kushtet po pengonin përpjekjet e shpëtimit.

Ushtria e Zelandës së Re tani po ndihmon policinë.