Shkon në mbi 2 mijë e 600 numri i viktimave nga tërmetet në Turqi dhe Siri
Ka shkuar në mbi 2 mijë e 600 numri i të vdekurve në Turqi dhe në Siri, si shkak i tërmeteve të shumta që goditën vendet nga mbrëmë. Sipas raportimeve të fundi thuhet se numri i të vdekurve pritet të rritet si shkak i shumë personave që rezultojnë të ngujuar nën ndërtesat e shumta të…

Bota
Ka shkuar në mbi 2 mijë e 600 numri i të vdekurve në Turqi dhe në Siri, si shkak i tërmeteve të shumta që goditën vendet nga mbrëmë.
Sipas raportimeve të fundi thuhet se numri i të vdekurve pritet të rritet si shkak i shumë personave që rezultojnë të ngujuar nën ndërtesat e shumta të cilat janë rrënuar.
Një tërmet me magnitutë 7.8 që goditi në afërsinë jugore të qytetit Gaziantep dhe mësohet se ka shkaktuar shumicën e viktimave, ndërsa një tërmet tjetër i dytë me magnitutë 7.5 goditi veriun e qytetit të Kahramanmaras.
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për njerëz të shumtë nën rrënoja, derisa moti është tejet i ftohtë.
Numri i të lënduarve nga këto tërmete ka arritur në 9 mijë e 700 në Turqi dhe 2 mijë në Siri.
Shumë ekipe të shpëtimit janë dërguar tashmë në Turqi nga vendet të ndryshme të botës, për t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga këto tërmete./Lajmi.net/