Shkon në mbi 12 mijë e 500 numri i votave të refuzuara nga diaspora

Mbi 12 mijë vota nga diaspora janë refuzuar deri tani nga KQZ.

Lajme

23/02/2021 20:14

Kjo është bërë e ditur nga organizata GERMIN me anë të një njoftimi për media, e cila po ashtu ka bërë të ditur se deri tash janë 26 mijë e 69 pako apo zarfe të hapura, shkruan lajmi.net.

Nga ky numër, janë gjithësej 12 mijë e 566 votues të refuzuar.

Ndërkaq, janë aprovuar 31 mijë e 416 votues.

Këto të dhëna janë deri sot në orën 19:00 teksa pritet të ndryshojnë me kalimin e kohës. /Lajmi.net/