Shkon në 9 numri i viktimave nga virusi Mers në Korenë e Jugut

Përhapet edhe më shumë epidemia "Mers" në Korenë e Jugut. Dy viktima të reja dhe 13 raste të reja të regjistruara. Bilanci i fundit flet për 9 viktima dhe 108 pacientë të prekur nga ky virus, për të cilin aktualisht nuk ka as mjekim dhe as vaksinë.

Bota

10/06/2015 18:55

Ndërsa në karantinë janë vendosur 3500 persona. Sindroma prek rrugët e frymëmarrjes dhe ka një përqindje vdekshmërie prej 36 për qind. Zëvendëskryemnistri i vendit u bëri apel qytetarëve të mos alarmohen por të vazhdojnë jetën e tyre normalisht, raportojnë mediet ndërkombëtare.

Janë 24 spitalet ku janë shtruar pacientët e prekur nga ky virus që transmetohet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë dhe jo nëpërmjet ajrit. Autoritetet shëndetësore në vend janë në qendër të kritikave për shkak të reagimit të vonuar dhe mungesës së transparencës në përballimin e epidemisë.