Shkon në 51 numri i të vdekurve në Serbi nga koronavirusi

Në Serbi numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 51.

Lajme

05/04/2020 15:36

Gjatë ditëve të fundit në Serbi janë regjistruar shtatë vdekje të reja nga COVID-19, kështu duke e çuar në 51 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në këtë shtet.

Siç raporton “B92”, transmeton lajmi.net, infektologu, Predrag Kon, nga 51 të vdekur, 39 janë meshkuj dhe 12 femra.

“Ne duhet të zvogëlojmë kontaktet sa më shumë që të jetë e mundur, nuk kemi rrugëdalje tjetër nga kjo situatë:, ka deklaruar ai në një konferencë për medie.

Në anën tjetër doktoresha, Darija Kistiq-Tepavçeviq, ka siguruar qytetarët e Serbisë se asnjë rast nuk është i fshehur.

Sipas saj, nuk ka ndonjë gjë të tillë në Serbi, por që në momentet e caktuara kur mediet kërkojnë të dinë shifrat e sakta nuk mund të tregohen pa u vërtetuar.

Ajo ka thënë se të gjithë personat që kanë pasur simptoma janë testuar dhe se më shumë se 1 mijë persona mund të testohen përnjëherë.

“Të gjithë personat që kishin indikacionet janë testuar”, theksoi Kistiq-Tepavçeviq. /Lajmi.net/