Shkon në 37 numri i viktimave të tërmetit në Izmir, ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën
Numri i viktimave nga tërmeti në Izmir të Turqisë ka shkuar në 37.

Bota
Tërmeti me madhësi 6.6 në Detin Egje u regjistrua në orën 14.51, të ditës së djeshme, 17 kilometra larg rrethit Seferihisar të Izmirit.
649 persona, 836 automjete dhe 20 qen kërkues janë në terren në zonën më të prekur nga tërmeti.Në zonën e tërmetit, 3 mijë e 66 çadra, 34 stacione bazë lëvizëse, 26 mijë e 130 batanije, 10 mijë e 560 shtretër, 6 mijë jastëqe, 5 kuzhina të lëvizshme, 5 automjete hotelierike, 2 automjete të lëvizshme të shërbimit social dhe 164 mijë e 938 pajisje janë në dispozicion të personave të cilët kanë ngelur pa shtëpi.
Gjithashtu sipas medias turke, 3 kamionë lëvizës të koordinimit, 7 avionë ushtarakë të ngarkesave, 1 mjet ajror pa pilot (UAV), 11 anije të Rojës Bregdetare, 6 helikopterë, 1 ekip zhytjeje, 292 personel sigurie u dërguan në rajon në ndihmë të të gjithë qytetarëve turq. /Lajmi.net/
Tërmeti i fuqishëm në Izmir, konfirmohet edhe viktima e dytë nga Kosova