Shkon në 17 mijë numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë

Ka shkuar në 17 mijë numri i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë, sot janë raportuar edhe 118 raste të reja.

Lajme

19/10/2020 23:30

Aktualisht numri i personave që kanë humbur betejën me Covid-19 ka shkuar në 656, derisa raste aktive kanë mbetur edhe 1 mijë e 637.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14 mijë e 716 raste.

Që nga muaji mars kur u raportuan dy rastet e para me koronavirus, numri total i rasteve pozitive është 17 mijë e 009 raste nga 80 mijë 886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 828 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan, 1 raste nga Spitali i Përgjithshëm, Pejë dhe 1 rast nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK)”, ka njoftuar sot IKSHPK. /Lajmi.net/