Shkolla mbi varre-Video

Zyrtarët e një shkolle thonë se radari që depërton në tokë ka gjetur 145 varre në tokën e një shkolle të mesme në zonën e Tampa Bay të Floridës.

Fun

21/11/2019 18:16

Kryetarja e Bordit të Shkollës së Qarkut të Hillsborough, Tamara Shamburger tha se varret janë të vendosura 1 metër deri 1.5 metra poshtë pjesëve të Shkollës së Mesme King Tampa.

‘The Tampa Bay Times’ raporton se zyrtarët e rrethit shkollor mësuan në tetor se  varrezat nga gjysma e shekullit të kaluar për indigjenët dhe të panjohurit ishin vendosur në pronën e përdorur më vonë për ndërtimin e shkollës, transmeton KosovaPress.

Radari është përdorur për të kërkuar për disa nga 250 njerëzit e varrosur në Ridgewood.

Mediat amerikane shkruajnë se të dhënat tregojnë se një pjesë e varrezave ishte në tokën e pushtuar tani nga palestra e shkollës dhe zona kryesore e parkimit.

Kjo është varreza e dytë e humbur e cila është zbuluar këtë vit në zonën Tampa.

YouTube player