“Shkolla e parë shqipe” në Prishtinë gati të rrënohet, dikush po intervenon në të

Shumë prej qytetarëve të cilët kalojnë në qendër të Prishtinës, hasin në një objekt mjaftë të vjetër. Bëhet fjalë për objektin e “Shkollës së parë shqipe” në Prishtinë. Ky objekt, që gjendet në kryeqytetin e sotëm të Kosovës, Prishtinë, është ndërtuar në mesin e shekullit XIX. Sipas të dhënave publike të qasshme në internet, objekti…

Lajme

13/09/2024 14:28

Shumë prej qytetarëve të cilët kalojnë në qendër të Prishtinës, hasin në një objekt mjaftë të vjetër.

Bëhet fjalë për objektin e “Shkollës së parë shqipe” në Prishtinë.

Ky objekt, që gjendet në kryeqytetin e sotëm të Kosovës, Prishtinë, është ndërtuar në mesin e shekullit XIX. Sipas të dhënave publike të qasshme në internet, objekti është djegur në vitet 1880 dhe pas rindërtimit, në vitin 1908, është shndërruar në gjimnaz. Ky objekt duket i dëmtuar për shkak të mungesës së kujdesit.

E në gjendje mjaftë të rënduar siç është ky objekt janë edhe shumë të tjera në Kosovë.

Kjo sipas hulumtimeve të kryera nga Fondacioni Kosovar “Trashëgimia Kulturore pa Kufij”.

Sipas këtyre hulumtimeve janë 200-250 objekte të tilla që rrezikojnë të rrezohen.

Lajmi.net ka parë sot nga afër objektin e Shkollës së pare shqipe në Prishtinë, objekt ky tek i cili është nisur një mini-renovim, apo thënë më mirë po i vendosen disa mburoja sa për të mos u rrëzuar, apo lënduar dikën nga copëzat që mund të bien.

Aty janë parë edhe punëtorë dhe mjete të ndryshme, që do të tentojnë të ruajnë objektin në fjalë që nga vjetërsia tashmë po jep edhe një pamje jo të mirë./Lajmi.net/