Shkëputen plotësisht lidhjet mes CR7 dhe Juventusit, kalimi te City shumë pranë

Raportet e mira që ka pasur Juventus me sulmuesin Cristiano Ronaldo duket se nuk ekzistojnë më.

Sport

26/08/2021 22:55

Portugezi është duke kërkuar me ngulm largimin nga Torino, në fakt e dëshiron aq shumë largimin, sa që është shumë pranë të kalojë te rivali i ish klubit, Manchester City, transmeton lajmi.net.

Gazetari me më së shumti burime pranë Juventusit, Romeo Agresti, raporton se klubi dhe lojtari kanë këputur plotësisht lidhjet.

“Detajet e fundit vazhdojnë të jenë në një drejtim, shkëputje totale mes Juventusit dhe CR7. Situata sonte është edhe më e qartë – shkëputje mes Juve dhe CR7”, shkroi ai.

Man City së shpejti do bëjë ofertën e parë për Ronaldon, me të cilin ka arritur marrëveshje për kontratë dyvjeçare./Lajmi.net/