Shkëndija: Jam pjesërisht e virgjër – një hoxhë më ka kërkuar martesë

Shkëndije Mujaj ka treguar se ndër njerëzit e shumtë që i kanë bërë oferta, ka qenë edhe një hoxhë që i ka kërkuar të martohet me të.

ShowBiz

05/05/2015 08:55

“Po kam pasur oferta shumë të çuditshme bile edhe nga një hoxhë, me të cilin kam biseduar gjatë dhe i cili më tha se po pres dhe dhashë Zoti e po hyn komplet në fe. Ai priti, priti dhe i thash më mirë merre një hoxhenicë se kam një shejtan dhe më pas qeshi fort. Kur e kërkova një dit ma kish bë bllok, të cilin e përshëndes shumë ‘X’ Hoxhen”, ka thënë Shkëndija në një intervistë për ORAinfo.

E pyetur se kur e ka dhuruar puthjen e parë, ajo ka thënë se “puthja parë ka qenë e dhunshme”, ndërsa pyetjes se kur e ka humbur virgjërinë i është përgjigjur: “Akoma jam e virgjër; pjesërisht”.

Ndryshe, Shkëndija ka paralajmëruar sjelljen e një videoklipi të ri mjaft ‘të nxehtë’ që është një projekt i përbashkët me Sabianin dhe Marselin.

“Ishte kënaqësi të punojë me ta, është projekti i tyre dhe mua thjesht ma bënë ftesë të jem pjesë e duetit. Klipi ka skena ‘hot’ dhe përmbajtje ‘fiks’ të asaj se çka bej unë. Pra ju lë të nënkuptoni më qartë kur ta dëgjoni”, ka thënë këngëtarja. lajmi.net