Shkëndija eliminohet nga Milani (VIDEO)

.

Sport

24/08/2017 22:36

Shkëndija është eliminuar nga Liga e Evropës.

Skuadra shqiptare që bëri historinë këtë vit në këtë garë, është mposhtur nga Milani edhe në ndeshjen e kthimit në Shkup, me rezultat 0-1.

Sulmuesi Cutrone, shënoi golin e vetëm në këtë sfidë.

Ndeshjen e parë në ‘San Siro’, Milani e kishte fituar 6-0.

Arritja deri në këtë fazë dhe përballja me një skuadër si Milan, sigurisht që arritje e madhe për Shkëndijën, që po ec me hapa të sigurt dhe në një të ardhme të afërt, do të jetë pjesë e garave të mëdha evropiane./Lajmi.net/


Patrick Cutrone Goal HD – Shkendija (Mac) 0… by Football–Live