Shkenda Dubova nis pushimet, provokon fansat para pasqyrës

Edhe pse te ne kanë rënë temperaturat dhe është bërë më ftohtë, duket se këtë problem nuk e ka Shkenda Dubova.

ShowBiz

30/11/2018 08:34

Kjo për shkak se këngëtarja nga Gjilani, Shkenda Dubova ka marrë rrugë drejt një vendi tejet luksoz për të pushuar, shkruan lajmi.net.

Si destinacion të pushimeve ka zgjedhur Tajlandën, e cila po shoqërohet nga mikja e saj më e ngushtë, ish-missi, Arbnora Ademaj.

Së fundmi, Dubova ndau me ndjekësit një fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram ku duket tejet e ‘nxehtë’, në këtë pozë para pasqyrës.

Nga ana tjetër,  Shkenda ka kohë që nuk ka sjell projekte të reja muzikore por është goxha aktive në përditshmëri. /Lajmi.net/