Shkencëtarët vijnë me një zbulim interesant për qentë

Qentë janë të gjendje t’i njohin fjalët dhe zërin e ndryshëm të njerëzve, ka pretenduar një studim.

Fun

05/12/2019 14:17

Për ata që asnjëherë nuk kanë pasur një kafshë në shtëpi, mund të mendojnë se është e çuditshme kur pronarët e qenve flasin me ta sikur me një person.

Sido që të jetë, sipas një hulumtimi, qentë janë në gjendje të i njohin zërat e ndryshëm dhe fjalët, raporton “The Indepedent”, transmeton lajmi.net.

Për studim, që mund ta lexoni në “Biology Letters”, një ekip i shkencëtarëve nga Universiteti i Sussex, kanë përmbledhur një hulumtim për të parë se a munden qentë të i njohin fjalët nga njerëz të ndryshëm.

Qent nuk kishin askënd që e njihnin të gjithë ishin zëra të njohur. Ata u incizuan për t’i parë reagimet kur persona të ndryshëm burra dhe gra kanë thënë fjalë të ndryshme.

42 qentë kanë marr pjesë në hulumtim dhe hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se qentë kanë talente lingusitike. /Lajmi.net/