Shkencëtarët kinezë: Coronavirusi nuk u përhap nga lakuriqët e natës, ja prej nga doli

Një grup shkencëtarësh të universitetit, ‘South China University’ nxjerrin detaje të reja në lidhje me coronavirusin.

Bota

17/02/2020 10:47

Sipas burimeve zyrtare të mëhershme virusi u është transmetuar njerëzve nga lakuriqët e kontaminuar të shitur në një treg peshku në Wuhan, qytet epiqendër e virusit.

Ndërsa ditën e djeshme biologët Botao Xiao dhe Lei raportuan se coronavirusi e ka origjinën në një laborator afër tregut në epiqendrën e qytetit të epidemisë.

Pra shkencëtarët kundërshtuan versionin zyrtar se patogjeni u transmetua drejtpërdrejt nga lakuriqët te njerëzit pasi probabiliteti që këta kafshë të mund të fluturonin nëpër treg është “shumë i ulët” shkruan TGcom24.

Për më tepër ka edhe dëshmitarë që thonë se lakuriqi i natës nuk është një ushqim i shitur në qytet dhe veçanërisht në atë treg. Deri tani në Kinë nga virusi i tmerrshëm kanë vdekur 1 770 persona.

Në pritje të provave të tjera, studimi përfundon me një paralajmërim: “Mund të jetë e nevojshme të forcohen nivelet e sigurisë në laboratorët biologjik me rrezik të lartë, të cilat duhet të transferohen larg qendrave urbane dhe vendeve të tjera me popullsi të dendur”