Shkencëtarët kapin imazhin e Vrimës së Zezë duke emituar rrymime me energji të lartë

Imazhi i plazmave të fuqishme e gjigante të fuqizuara nga një vrimë e zezë supermasive është kapur nga shkencëtarët në detaje si asnjëherë më parë.

Fun

07/04/2020 17:25

Ekipi i shkencëtarëve tha se pikat e ndritshme në të majtë të imazhit mendohet të jenë disku i gazit dhe pluhurit që vorbullonte rreth vrimës së zezë, me rrymën e plazmave të përshkruar nga një rrymë më pak intense e kuqe që dukej se po buronte prej saj.

Ekspertët thonë se ajo gjë ishte pjesë e një strukture të njohur si blazar. Këto formohen nga kuazarët – vrimat e zeza supermasive që në mënyrë aktive thithen në materie – të cilat anojnë fushën magnetike derisa rrotullohen, që rezultojnë në materialet rreth vrimës së zezë të dalin në dy rrymime, njëra prej të cilave e drejtuar kah toka.

“Shumë nga materja (rreth vrimës së zezë) është e destinuar thjesht të kalojë horizontin e të mos kthehet kurrë, por pak prej saj mund të lëshohet në këto vija të fuqishme të fushave magnetike që fijëzojnë vrimën e zezë, dhe kjo është ajo që rryma është,” tha dr.Ziri Younsi nga Kolegji Universitar i Londrës, bashkë-autor i studimit, përcjell Periskopi.

“Vrimat e zeza nuk është që thjesht thithin shumë materie, ato edhe e heqin prej vetes pak materie sepse janë tepër të magnetizuara dhe duke u rrotulluar në mënyrë rapide,” shtoi ai.

Ekipi tha se imazhi është i një rezolucioni tepër të lartë i një rrymimi të tillë rreth vrimës së zezë supermasive, që nënkupton se hulumtuesit për herë të parë mund të kuptojnë se çka ndodh në afërsi të bazës së saj.

Megjithatë ende nuk dihet se prej çkaje përbëhet plazma e këtyre rrymave, dhe se si ndërvepron kjo e fundit me vrimën e zezë.

Kjo vrimë e zezë është dyqind herë më e madhe se sa vrima e zezë që ndodhet në galaktikën tonë dhe është shumë larg prej nesh.