“Shkëmbyem unaza”, Arsimi tregon arsyen e ndarjes nga Ana

Arsimi rrëfeu të pathënat e lidhjes me Anën.

ShowBiz

23/04/2021 18:01

Dy ish-konkurrentët e “Përputhen”, Arsimi dhe Ana, vazhdojnë të mbeten emra të komentuar edhe pasi i ndanë rrugët, shkruan lajmi.net.

Arsimi ishte i ftuar së fundi në një intervistë për “Shqipëria Live”, ku ndër të tjera tregoi arsyen e ndarjes nga Ana.

Arsimi tha se ajo kërkonte vëmendje gjatë gjithë kohës, pavarësisht se ai kishte punë dhe ka një djalë.

“Unë jam njeri me punë, kam halle, kam dhe një djalë. Ajo donte vetëm vëmendje. Unë nuk kam kohë të rri në telefon 24/7 sepse kam shumë punë, ajo bëhej e bezdisshme për mua”, u shpreh ish-konkurrenti.

Madje, Arsimi tha se me Anën kishin shkëmbyer edhe nga një unazë gjatë kohës kur ishin të lidhur, të cilat ishin si dhurata për njëri-tjetrin.

“I kam dhuruar një unazë. Thjesht dhuratë për qejf. Dhe unë e kam një dhuratë nga ajo: një unazë”, tha ai teksa tregoi unazën që e kishte akoma në gisht. /Lajmi.net/