Shkëmbimi që i ofroi Interi Bayernit në ditën e fundit të afatit kalimtar

Bayern Munich mund të sjellë Christian Eriksen në këmbim të Jerome Boateng në fund të afatit kalimtar të përfunduar.

Sport

13/10/2020 11:09

Në ditën e fundit të afatit kalimtar Bayern solli katër lojtarë, Eriksen mund të ishte i pesti, por Bavarezët nuk pranuan.

Inter bleu Eriksen në afatin kalimtar të dimrit për një shumë prej 27 milionë euro sepse kontrata e danezit me Tottenham po skadonte. Në atë kohë, Eriksen ishte një nga lojtarët më të respektuar në Evropë në pozicionin e tij dhe vlera e tij reale ishte të paktën tre herë më e lartë se sa pagoi Interi, transmeton lajmi.net. 

Sidoqoftë, Eriksen nuk arriti të futet në sistemin specifik të Conte (3-5-2). Danezi ka luajtur gjithsej 29 ndeshje, duke shënuar katër gola dhe duke asistuar tre, por nuk është ai Eriksen i Tottenhamit.

Gjithashtu u spekulua se Interi i ofroi Eriksenin përsëri Tottenhamit në këmbim të Ndombele, por si Tottenham ashtu edhe Bayern refuzuan.

Bayern po kërkonte një lojtar i cili mund të ishte zëvendësues i Muller , kështu që Inter ofroi Eriksen por të ardhurat e mëdha të danezit ishin një pengesë për të lëvizur në Gjermani. Edhepse Boateng është katër vjet më i vjetër se Eriksen, Hans Flick i kërkoi atij të qëndronte sepse Eriksen nuk ishte lojtari që i duhej. /Lajmi.net/